Italia vendos datë të re, mbyllja totale shtyhet për në maj…

171

Me shtimin e frikshëm të rasteve të vdekjes nga epidemia e koronavirusit në Itali, në shtetin fqinj parashikohet shtyrja e mëtejshme e masave të marra.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, pritet të flasë shumë shpejtë lidhur me afatin e ri.

Gjatë fundjavës pritet të mbajë një konferencë për shtyp, për të njoftuar masat e reja.

Siç raportojnë mediat e shtetit fqinj duke cituar burime qeveritare, “mbyllja” e Italisë, mund të zgjasë deri në 1 Maj.

Është po ashtu e mundshme, që të ketë një ngushtim të aktiviteteve sportive, të cilat kanë ngjallur polemika të shumta.

Në disa rajone të Italisë, është parashikuar ndalimi i shëtitjeve dhe aktiviteteve në ajër të pastër. Në terren mund të zbresë edhe Ushtria, e cila është thirrur ndërkohë në disa qytete italiane, për të favorizuar respektimin e rregullave.

Në Itali numri total i të prekurve ka shkuar në 47021, ndërsa i viktimave ka arritur 4032.