Rama lajmëroi përshkallzimin e masave ndaj qytetarëve të pabindur, ushtria zbret në rrugë

153

Pak pasi Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përdorim force, gaz lotsjellës dhe ujë, për të gjithë të pabindurit ndaj orareve dhe masave për koronavirusin, Ushtria ka marrë kontrollin e vendit në bashkëpunim me policië.

Efektivë të Forcave të Armatosira, Policia Ushtarake dhe Forca Tokësore, me mjetet e blinduar HUMVE kanë nisur patrullimin në kryeqytet.

Patrullimi siç mund të shikoni dhe në video ka nisur në autostradën Tiranë- Durrës dhe qytetin e Durrësit në mbështetje të Policisë së Shtetit për disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të vendosura këto ditë.

Nga sot hyn në fuqi orari i lëvizjes 05.00 me 13.00 për javën në vijim, ndërsa nga sot deri mëngjesin e së hënës, nuk do të lejohet asnjë lëvizje.