59 % meshkuj/ Pse burrat preken më shumë se gratë nga Covid-19?

216

Nga shifrat e bëra publike mesditën e sotme nga Eugena Tomini, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik rezulton se përqindja më e lartë e të prekurve me koronavirus në vendin tonë është e seksit mashkull. “Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra”, u shpreh ajo.

Deri në këto momente janë testuar 778 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.

Shperndarja sipas qyteteve: Tiranë 55 qytetarë, Durrës 5 qytetarë, Lushnje 2 qytetarë, Elbasan 2 qytetarë, Fier 8 qytetarë, Rrogozhinë 2 qytetarë, Kavajë 2 qytetarë.

Por nga të dhënat e Italisë fqinje, por edhe të vendeve të tjera të prekura është zbuluar tendenca se meshkujt janë më të prekur se femrat.

Jo vetëm që koronavirusi prek burrat më shumë sesa gratë,por gratë kanë një shans më të mirë për të marrë veten nëse infektohen. Sipas një studimi të New York Times, shkalla e vdekjes besohet të jetë 2.8% për pacientët meshkuj dhe 1.7% për gratë. Praktikisht arsyeja e kësaj diference besohet të jetë  reagimi i ndryshëm imunitar ndaj infeksioneve.
Biologjikisht, trupat e grave duket se reagojnë më mirë ndaj sulmeve të jashtme, siç është parë edhe përballë epidemive të viruseve të tjera.
“Gratë reagojnë në mënyrë më efektive sepse kanë një memorje imunitare më të zhvilluar për shkak të aftësisë së tyre riprodhuese dhe prodhimin e hormoneve estrogjenit.”
Disa studime të bëra për patologji të tjera tek gratë, vezoret e të cilave ishin hequr, duke bllokuar prodhimin natyral të estrogjenit, konfirmuan këtë tendencë dhe probabilitetin e tyre më të madh për t’u prekur nga viruset.
Kërkimet e publikuara në New York Times treguan gjithashtu një dobësim të sistemit imunitar për burrat që konsumonin duhan ose që kishin një normë mesatare të diabetit.