Organizata e Punës përmbyll studimin, 25 milionë të papunë nga koronavirusi e humbje në këto sektorë të ekonomisë

108

Një studim i kryer nga Organizata e Punës që përfshin 187 vende tregon se pandemia ka të ngjarë të shkaktojë humbjen e 25 milion vendeve të punës, duke përkeqësuar një sektor ku në vitin 2019 tashmë kishte 188 milion të papunë në botë.

Një numër më i lartë se ai që ndodhi pas krizës ekonomike të vitit 2008. “Sektorët më të prekur do të jenë turizmi, transporti por edhe industria e automjeteve”, thotë Guy Ryder, drejtori i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. “Do të jetë një problem shqetësues , shumë më i keq se 2008”. Ekonomitë perëndimore do të jenë më të prekurit nga kriza, me një humbje të fitimeve që pritet të arrijnë në 3100 miliardë euro deri në fund të vitit 2020.

Do të verifikohet një ulje e rëndësishme e konsumit dhe shërbimeve, e cila nga ana tjetër do të ndikojë në bizneset dhe ekonomitë kombëtare.

Midis 8 dhe 35 milion njerëz do të bien në kategorinë e të ashtuquajturve “punëtorë të varfër” ( ata që fitojnë më pak se 2.90 euro në ditë).

“Duke marrë shembullin e asaj që ndodhi në vitin 2008, është e domosdoshme të mbroni pagat e punonjësve dhe të përpiqeni të ruani vendet e punës”, thotë Ryder.