A do e marrë ekonomia italiane veten? Ja dy skenarët e mundshëm…

176

“Skenarët janë dy. I pari është shumë i vështirë, por lë vend për një rikuperim, i cili do të vinte vitin e ardhshëm. I dyti është një katastrofë.”-kështu e nis shkrimin e tij në gazetën La Reppublica gazetari i specializuar për çështjet financiare Luca Piana.

Më tej ai vazhdon…

E para hipotezon se emergjenca e Koronavirusit mbaron në maj dhe thotë se, duke bashkuar vitin 2020 dhe 2021, një qarkullim i përgjithshëm prej 275 miliardë eurosh do të humbasë për kompanitë italiane, krahasuar me rrjedhshmërinë që ishte parashikuar deri në pas mbërritjes së epidemisë.

Por skenari i dytë është dukshëm më dramatik: ai tregon se nëse emergjenca zgjat deri në dhjetor, kufijtë e tregjeve evropiane do të mbyllen plotësisht dhe kthimi në normalitet do të zgjasë edhe gjashtë muaj, goditja do të jetë shumë e rëndë.

Në periudhën dy vjeçare, të ardhurat totale prej 641 miliardë do të humbasin, midis mbi 469 miliardë në këtë 2020 dhe pothuajse 172 në vitin e ardhshëm.

“Cilii nga dy skenarët ka më shumë gjasa të ndodhë? Ne nuk jemi epidemiolog, nuk është e thjeshtë të përgjigjemi. Deri para disa ditësh do të thoshim të parën. Tani, për çdo javë që kalon pa përmirësime, është e pamohueshme që e dyta ka fituar hapësirë.-shkruan gazetari.