COVID-19/Punonjësja e seksit i bën rezistencë policisë: “Po siguroj jetesën…”

127

Një prostitutë është ndaluar më shumë se një herë në afërsi të Ravennas, Itali pasi ka thyer rregullin e të qëndruarit në shtëpi për shkak të Covid-19.

Ajo ishte ndaluar edhe ditë më parë , por nuk i është bindur urdhërit për të qëndruar e izoluar si pjesa tjetër e popullsisë.

Protagonistja, siç raportohet nga gazeta Resto del Carlino – është një vajzë e re me origjinë rumune, e identifikuar nga policia e zonës dy herë në dy ditë të ndryshme.

Gjatë bisedës me policët ajo i ka thënë atyre: “Jam duke punuar, po siguroj jetesën!” duke i dhënë si shembull edhe njerzit e tjerë në shtetin fqinj që marrin autorizim dhe që kanë nisur të punojnë.

Prostitucioni në Itali është i ligjshëm, shfrytëzimi i dikujt për prostitucion jo. Në këtë rast punonjësja e seksit u ndalua sepse theu rregullat e vetëkarantinimit që po ndjek shumica e popullsisë italiane.