Dëshira e pacientit 1 në Itali: “Dua të asistoj në lindjen e vajzës time”

173

“Dëshira e vetme që kam është të jem në gjendje të marr pjesë në lindjen e vajzës time. Mjekët më sigurojnë që do ta bëj”.

Këto janë fjalët e kthjellta, por të emocionuara të Mattia, “pacienti 1” i Codogno, i cili doli 11 ditë më parë nga kujdesi intensiv i spitalit San Matteo në Pavia, ku arriti në kushte të pashpresa në 22 shkurt.

38-vjeçari, mundi koronavirusin dhe më në fund ishte në gjendje të shihte gruan e tij shtatzënë, në muajin e tetë të shtatëzanisë, në kushte të larta sigurie.

Raffaele Bruno, shefi i Infektivit në spitalin e Pavia tha për La Reppublica:

“Sapo e shkëputëm nga aparatura e fundit. Tani po qan sepse është i lumtur. Ai e di se jeta i ka dhuruar kohën për të parë lindjen e vajzës së tij të parë…”