Masat kundër Covid-19/Sanksionet nuk kanë fund, ja bilanci për 24 orët e fundit

301

Policia ka ndëshkuar 75 drejtues mjetesh, 234 këmbësorë dhe 8 administratorë lokalesh vetëm 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit këta shtetas kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, në të gjithë vendin u ndëshkuan me masë administrative me nga 1 milion lekë të vjtra secili, 8 administratorë lokalesh.

Po gjatë 24 orëve të fundit, për mosrespektimin e vetëkarantinimit, janë ndëshkuar dy persona me masë administrative 700 mijë lekë të vjetra.

Gjatë orareve kufizuese për moslëvizje të këmbësorëve, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 234 persona, me masë administrative 100 mijë lekë të vjetra secili.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.