Kërkohej nga drejtësia italiane, vihet në pranga i shumëkërkuari në Elbasan

89

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është vënë në prangat e policisë në Elbasan.

Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 14 vjet burg kërkohej nga drejtësia italiane deri sa u bë i mundur arrestimi i tij pasditen e së enjtes me një bashkëpunim me Interpol Tirana.

Gjykata e Bergamos në Itali e ka dënuar Koten me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”.