Conte mbyll sërish Italinë:”Nuk do rinisë asgjë më 3 prill”

167

“Është e pashmangshme zgjatja e bllokimit total!” Me këto fjalë Kryeministri italian Giuseppe Conte flet për ‘Corriere della sera’ lidhur me zgjatjen e izolimit përtej 3 prillit, për shkak të emergjencës së koronavirusit.

“Masat shtrënguese po funksionojnë dhe sigurisht që kur të arrijë piku i të prekurve, do të nisë rënia, shpresojmë brenda pak ditësh. Por ndërkohë nuk mund ti rikthehemi jetës si më parë më 3 prill. Duhet vepruar me mirëkuptim dhe vetëdije të madhe për të mos shkelur rregullat. Momentalisht nuk janë parashikuar masa të tjera shtrënguese, por nëse do të shkelen, duhet të veprojmë”, thotë Conte.

Kreu i qeverisë italiane shprehet gjithashtu se ndoshta brenda dy javësh do të jetë gati edhe një tjetër dekret për mbështetjen ekonomike të vendit.

Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405.