Koronavirusi nuk kursen as të varfër as të pasur, ja princi i rezultuar pozitiv

112

Pallati Mbretëror në Monako, ka njoftuar se princi Alberto i Monakos ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Vetëm para pak ditësh princi kishte dalë në televizione për t’i bërë thirrje popullatës të përballonin siç duhet këtë emergjencë.

“Vendi ynë po jeton dhe po përballet me krizën më të rëndë shëndetësore në historinë e tij. Qeveria jonë është e përgatitur për epideminë dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

Për të ngadalësuar përhapjen e virusit ju kërkoj që të qëndroni në shtëpi ndërsa punëtorët e shëndetësisë dhe shërbimet publike po punojnë për ju, “tha Alberto.

Alberto do të vazhdojë të punojë i izoluar, teksa gjendja e tij është stabël.