Julian Deda: “Rama të gjitha idetë e opozitës i merr, i ndërron titullin dhe i shet si të vetat.”

142

Julian Deda, aktori i njohur i humorit , ka komentuar situatën politike në vend ku sipas tij kreu demokrat Basha nuk po e shfrytëzon situatën politike për të fituar pushtet , por për të dhënë sugjerime. Deda ka shprehur gjithashtu se sipas tij Rama i merr idetë opozitës , i ndërron titullin dhe i shet si të vetat.

Postimi i plotë i Julian Dedës.

“Duket qartë, madje e thonë të gjitha mediat, edhe ato të majta, që Luli nuk po e shfrytëzon politikisht këtë situatë. Përkundrazi në vend të “Rama ik”, të cilës duhet t’i kthehet sapo të mbarojë kjo situatë, ai po përdor fuqinë e sugjerimeve për të marrë ato masa që ai mendon se janë të domosdoshme në këtë situatë pandemie.

Pra po respekton dëshirën e publikut, pse jo edhe thirrjen e Edit, për t’u bashkuar të gjithë kundër armikut të padukshëm. Por as kjo nuk i pëlqen njishit të Surrelit. Edi përsëri gjen kohën dhe hapësirën për ta shpotitur, për ta ironizuar edhe këtë qasje të Bashës.

Pra kur opozita denoncon apo proteston, për Edin është opozitë pa ide, ndërsa kur opozita propozon, prapë për Edin është pa ide, edhe pse të gjitha idetë e opozitës i merr, i ndërron titullin dhe i shet si të vetat. Edhe këtë e thonë të gjitha mediat, edhe ato të majta. 😉”, shkruan Deda.