Testohen 13 rastet e dyshuara për Koronavirus në Shqipëri , ja rezultatet

72
Ka përfunduar mbrëmjen e sotme testimi i pesë personave të mbetur të pa testuar për Koronavirusin. Sipas Ministrisë të gjitha rezultatet kanë qenë negative.
Deri tanimë janë testuar 13 raste në Shqipëri, ku mes të testuarve ka patur edhe pacientë të cilët kanë në historikun e udhëtimeve të tyre vendet e prekura nga Koronavirusi COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.