4 vjeçari humbi jetën nga telat e zhveshur në lulishte, reagon Azizi:”Shkëlqim fasadash vrastare”

28

Një fëmijë katër vjeçar ka gjetur vdekjen sot teksa luante në lulishten qendrore të qytetit. Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, të përçuar nga disa zbukurime të pahequra të festave të fundvitit.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Gazment Azizi i cili ka shprehur jo vetëm keqardhje, por i ka quajtur zbukurimet si “shkëlqim i fasadave vrastare”.

“Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas”, shkruan mes të tjerash kreu i PD.

Mesazhi i plotë:

Shkëlqimi i fasadave VRASTARE!

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur sot jetën, si rezultat i kontaktit me energjinë elektrike në lulishten qëndrore të qytetit të Beratit. Zbukurimet vezulluese të përgatitura dhe aq shumë të trumbetuara nga bashkia Berat,i kanë marrë jetën 4-vjeçarit, i cili ishte duke luajtur në lulishten qendrore te qytetit.

Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas. Ai fëmijë mund të ishte i kujtdo ,ndaj të gjithë bashkë duhet të reagojmë, ndaj kësaj fatkeqësie.
As taksat dhe , as tarifat e larta që paguajnë qytetarët beratas nuk mundësojnë dot shërbim cilësor ,dhe të sigurt nga kjo bashki. Të dashur bashkëqytetarë, duhet të reagojmë sa nuk është ende shumë vonë!