Ballina Shëndetësi 4 sëmundjet e rrezikshme që shfaqen pas menopauzës

4 sëmundjet e rrezikshme që shfaqen pas menopauzës

Menopauza mund t’ju diktojë edhe disa probleme shëndetësore që nuk duhen injoruar.

Osteoporoza: Gjatë periudhës së menopauzës, shpesh shfaqet edhe osteoporoza, e cila është 4 herë më e shpeshtë tek gratë gjatë kësaj periudhe. Aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, mund t’ju ndihmojë në uljen e rrezikut të osteoporozës.

Kanceri i gjirit: Një nga faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit tek gratë është mosha. Rreth 95 % e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit janë mbi moshën 40 vjeçare, ndërsa gjysma e tyre mbi moshën 61 vjeçare. Çdo grua në menopauzë duhet të bëjë kontrolle të detyrueshme mamografike të gjirit.

Kanceri endometrial dhe kanceri ovarian: Kanceri endometrial sipas numrit të regjistruar të pacientëve është një nga llojet më të shpeshta të kancerit të cilat shfaqen në popullatën femërore në menopauzë. Tek një numër i konsiderueshëm i grave tek të cilat është shfaqur gjakderdhje pas menopauzës, janë diagnostikuar ndryshime endometriale nga parakancerogjene deri në kancerogjene. Në periudhën e para menopauzës dhe menopauzës, rritet mundësia e shfaqjes së kancerit ovarian. Prandaj gjatë menopauzës gratë duhet të kryejnë kontrolle të rregullta gjinekologjike një herë në vit. Ky kontroll përfshin PAP testin dhe kontrollin me ultratingull. Pacientet të cilat marrin për një kohë të gjatë terapi kontraceptive kanë rrezik të ulët të kancerit ovarian dhe endometrial.

Sëmundjet kardiovaskulare: Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje karakteristike për popullatën mashkullore. Por pas moshës 50 vjeçare ky raport ndryshon, dhe sëmundjet e zemrës shfaqen si tek gjinia mashkullore ashtu edhe tek gjinia femërore. Shkak për këtë është estrogjeni i cili luan një rol mbrojtës kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular të gruas.