Ballina Kuriozitete 4 objektet nuk duhet t’i blini asnjëherë tek të përdorurat

4 objektet nuk duhet t’i blini asnjëherë tek të përdorurat

Në kohë të vështira ekonomike, të gjithë kërkojnë të blejnë në vende ku shesin veshje të përdorura dhe me një çmim të arsyeshëm. E pse jo?! Atje gjejmë dhe shumë gjëra të veçanta dhe të mira. Por, ndërkohë që është një ide e mrekullueshme duhet të keni parasysh që disa prej tyre nuk duhet ti blini në asnjë mënyrë.

Ato gjëra janë:
1. Këpucët e përdorura janë deformuar ose formuar sipas këmbës së personit që i ka përdorur më përpara. Dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dhimbje dhe probleme shëndetësore me kalimin e kohës.

2. Parfumet: Parfumi në të vërtetë ka një datë skadimi. Për të shmangur aromën e parfumit të keq me kalimin e kohës, është mirë të blini aroma të reja. E njëjta gjë vlen edhe për produktet si locione dhe kozmetikë. Çdo gjë e tillë, që shkon drejtpërsëdrejti në fytyrën tuaj, është më mirë ta blini të re dhe të papërdorur.

3. Karrocat e fëmijëve: Kur bëhet fjalë për fëmijët, standardet e sigurisë vazhdimisht ndryshojnë. Ju duhet të të merrni një karrocë fëmijësh të re për tu siguruar që është e sigurt për të vegjlit tuaj. Plus, dëmtimi dhe thyerja e karrocave mund të mos jetë e qartë, kështu që mund të blini një të thyer pa e kuptuar atë. E njëjta gjë vlen edhe për gjërat e tjera të fëmijës si ndenjëset e makinës apo ato në të cilat ushqehen.

4. Çizmet e shiut dhe çadrat: Me kalimin e kohës shumica e pajisjeve të shiut bëhen më pak të papërshkueshëm nga uji gjatë kohës. Përveç kësaj, duhet të ketë një arsye që dikush ta hedhë artikullin dhe ndoshta arsyeja është që nuk funksionon më si në fillim.