Ballina Kuriozitete 4 fjalitë që s’duhet t’u thoni fëmijëve, rrezikoni t’i ulni vetëvlerësimin

4 fjalitë që s’duhet t’u thoni fëmijëve, rrezikoni t’i ulni vetëvlerësimin

Nuk ka rregulla të shkruara për të qenë një prind i mirë, por ekzistojnë pafund mënyra për t’ia dalë mbanë në këtë sfidë që nis sa foshnja juaj hap sytë dhe derisa i mbyllni ju. Të dish të komunikosh është art më vetë, pasi shpeshherë një fjalë e thënë pa u menduar gjatë bëhet rrezikon të përçojë mesazhin e gabuar në momentin e gabuar.

Këto janë 4 fjalitë toksike që nuk duhet t’ua thoni për asnjë arsye fëmijëve:

1. Nuk të duroj dot më: Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që realiteti në të cilin jetojmë është i vështirë dhe se çdo ditë është një beteje e re me veten, në çdo hap që hedhim. Mirëpo pavarësisht pengesave apo peripecive me të cilat përballeni, duhet të përpiqeni të ruani një komunikim të shëndetshëm me fëmijën tuaj.

2. Ke gjithmonë të drejtë: Një ndër gabimet që bëjnë shumë prindër, të rinj a të vjetër qofshin ata, është t’u japin gjithmonë të drejtë fëmijëve, duke i zhveshur kështu nga çdo lloj përgjegjësie.

3. Je i paaftë, e shikon sa mirë e bëri motra: Për fat të keq, kjo është një nga ato shprehje që nuk e thonë vetëm prindërit, por edhe familjarë të tjerë. Fëmijët nuk janë të gjithë njëlloj, janë të ndryshëm që do të thotë kanë nevoja, dëshira, pasione dhe aftësi të ndryshme, prandaj mjaft i krahasuat me të tjerët.

4.Në qoftë se sillesh kështu, nuk të kam më xhan: Me siguri po sillni në mend të gjitha herët, ku në mënyrë aspak dashakeqe, i keni thënë fëmijës të njëjtat fjalë. Ky lloj kërcënimi emotiv jo vetëm që tremb të vegjlit,por edhe i vë përpara riskut të humbjes së vëmendjes dhe dashurisë të prindërve.