Ballina Aktualitet Tiranë, kriza politike, presidenti Meta takon kryedemokratin Basha, në pritje edhe të...

Tiranë, kriza politike, presidenti Meta takon kryedemokratin Basha, në pritje edhe të Ramës

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me presidentin Ilir Meta. Ky takim ka zgjatur për rreth 25 minuta, por nuk dihet ende se për çfarë është diskutuar. Më pas kryedemokrati Basha është larguar në drejtim të selisë së Partisë Demokratike.

Deri tani, asnjë prej palëve nuk është prononcuar rreth asaj që është biseduar në zyrën e kreut të shtetit. Megjithatë, në një postim në Facebook, presidenti Meta shkruan se “sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi.”

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës iu drejtua me një letër edhe kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e refuzoi me arsyetimin se nuk kishte kohë pasi ishte i zënë me fushatën elektorale të 30 qershorit. Gjithsesi, presidenti Meta e ka bërë të qartë se është i gatshëm të presë shefin e qeverisë në zyrën e tij.