Ballina Ekonomi / Biznes Durrës, mbi 112 mijë kontejnerë në 10 muaj

Durrës, mbi 112 mijë kontejnerë në 10 muaj

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në Portin e Durrësit janë përpunuar më shumë se 112 mijë kontejnerë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar, në terminalin e kontejnerëve janë përpunuar tri anije të specializuara, ndërkohë që vijon përpunimin një anije e katërt.

Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se anija “RS Mistral” shkarkoi 599 kontejnerë, ndërkohë që më herët anijet “Luebec” dhe “X-Press Shannon” kishin sjellë edhe 1544 kontejnerë të tjerë.

Porti i Durrësit vijon të mbetet në këtë mënyrë nyja kryesore e transportit, që mundëson lidhjen e ekonomisë sonë me tregjet e huaja.