Ballina Aktualitet PD, ish-deputetja Pampuri: Mashtruesi Veliaj, 48 mln euro për paga dhe 14...

PD, ish-deputetja Pampuri: Mashtruesi Veliaj, 48 mln euro për paga dhe 14 mln euro për investime

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka hedhur sot akuza në drejtim të kryebashkiakut kryeqytetas Erion Veliaj për mënyrën se si shpërndan fondet e buxhetit të Bashkisë së Taranës. “Këto ditë, një mashtrues i rrezikshëm, hajdut dhe injorant i kalibrit të lartë, po endet nëpër Tiranë duke mbushur qytetarët me gënjeshtra, – ka shkruar ish-deputetja demokrate në një postim në Facebook. – Erion Veliaj, injoranti që nuk di as historinë e qytetit dhe thotë se Vojo Kushi ka luftuar me gjermanët, prej disa vitesh vjedh punët e të tjerëve, se vetë ka vetëm vizionin e betonit.”

“Erion Veliaj ka shpenzuar vetëm 14 milionë euro investime në qytet, sepse taksat e banorëve të Tiranës shndërrohen në rroga për militantët rilindas, – nënvizon më tej Pampuri. – Veliaj paguan 48 milionë euro në vit për paga, duke gati trefishuar numrin e punonjësve të bashkisë që nuk ka ujë, që ka rrugët copë-copë, që nuk ka ndriçim, nuk ka shërbim të denjë urban, nuk ka shkolla më të mira, që nuk ka ngrohje të vazhdueshme, ndërsa ajri i freskët në verë është ëndërr luksoze.”