Ballina LAJME Kosovë, gjenerali në pension Uesli Klark: Baza ruse në Serbi, faktor destabiliteti

Kosovë, gjenerali në pension Uesli Klark: Baza ruse në Serbi, faktor destabiliteti

Gjenerali në pension Uesli Klark, i cili udhëhoqi e sulmet NATO-s në Serbi dhe Kosovë gjatë vitit 1999, ka akuzuar Rusinë se po përdor Ballkanin si një pikë strategjike për të krijuar kriza. Ai hedh dyshime mbi ndërtimin e një baze humanitare ruse në Serbi, në një vend të rrethuar nga shtete dhe baza të NATO-s.

Klark ishte në Kosovë këtë javë për të shënuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, të cilat parandaluan spastrimin etnik. Gjatë një interviste për televizionin publik të Kosovës, ai ka theksuar rëndësinë e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Por, ai ka paralajmëruar për rrezikun që vjen nga Rusia. “Putin gjithmonë lë hapur një mundësi, – ka thënë gjenerali në pension Uesli Klark. – Një krizë që pritet të ndodhë. Në çdo moment që i duhet një krizë, ai mund të fillojë një të tillë, ndoshta këtu, ndoshta në Ukrainë apo në shtetet baltike.”

Ai kë vënë gishtin tek baza humanitare ruse në qytetin serb të Nishit. “Ajo është një qendër humanitare që ka mundësinë të përdoret për gjithçka,” – ka shtuar Klark.