33 vjeçari vjedh disa artikuj në Supermarket, “Shqiponjat” ndërhyjnë për ta arrestuar

38

Një 33-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi kishte vjedhur ushqime në një supermarket.

Nën kërcënimin e thikës, Erion Softa, nga Elbasani, arriti të vjedhë disa artikuj në një supermarket në rrugën “Rinia”.

I riu, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, është kapur  nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.