300 policë në aksion, prangosen dy të kërkuarit e grabitjes së Rinasit

76
Eldi Çala, Klement Çala

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për grabitjen e bujshme të blindave me para në aeroportin “Nënë Tereza”, kanë arritur të vihen në pranga nga forcat e policisë.

Operacioni ishte një bashkëpunim mes Departamentit të Policisë Kriminale, Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësisë speciale FAST Albania, RENEA-s dhe Drejtorisë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Forca policore që llogariten të kenë qenë 300.Janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen  e 10 milion eurove në Rinas në 9 prill 2019

Akuzohen se së bashku me grupin arritën të grabisnin paratë e transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat  “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.