Ballina Kronikë 30 qytetarë helmohen në Bulqizë

30 qytetarë helmohen në Bulqizë

Spitali i qytetit të Bulqizës është përballur ditën e sotme me 30 raste pacientësh, të cilët dyshohet të jenë helmuar nga uji i pijshëm.

Spitali rajonal po i jep qytetarëve të helmuar ndihmën e parë. Në mesin e 30 të helmuarve ka të rritur dhe fëmijë. Bluzat e bardha janë shprehur të shqetësuar se numri i banorëve që shfaqin simptoma helmimi sa vjen dhe shtohet.

Ndërkohë organet kompetente dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për të identifikuar shkaqet, të cilat  helmuan 30 banorë të të njëjtit qytet.