Ballina Aktualitet 30 qershori/ “Le të ketë vëllavrasje”, ish-kreu i PD në Elbasan shoqërohet...

30 qershori/ “Le të ketë vëllavrasje”, ish-kreu i PD në Elbasan shoqërohet në Polici

Ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, lidhur me deklaratën e bërë ditën e djeshme në mbledhjen e “Aleancës qytetare”.

Gjatë mbledhjes, Bylykbashi është shprehur mbi mundësinë e shpërthimit të një konflikti civil, si pasojë e klimës tejet konfliktuale politike me afrimin e zgjedhjeve të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. “Domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojme zgjedhje në 30 Qershor!”- citohet të ketë thënë ish-kreu i PD-së në Elbasan.

Më tej në ligjëratë, Bylykbashi u ka bërë thirrje të pranishmëve që të bashkohen për t’i bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk aksioni i tyre nuk ka kthim pas. Ne duhet tëë jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!”- ka thënë mes të tjerash ish-deputeti, i cili po merret në pyetje nga Policia.

Pjesë nga fjala e Aurel Bylykbashit:

Nga ana tjetër është data 30. Ka shumë zëra që parashikojnë Kasandrën, domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje!…Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia, historianët le të shkruajnë më mbrapa, kishin të drejtë këta apo kishin të drejtë ata. Ne do të merremi me ngjarjen.