Ballina KULTURË 3 vite më parë i propozoi martesë, rikthehet Dalip Gjoka: Bleona për...

3 vite më parë i propozoi martesë, rikthehet Dalip Gjoka: Bleona për mua është Nënë Tereza

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ishte pediatri Dalip Gjoka i cili u bë i njohur tre vite më parë kur i propozoi publikisht për martesë Bleonës. Pas tre vitesh, Dalipi është rikthyer dhe ka treguar se vazhdon ende ta adhurojë këngëtaren.

“Dashuria ime për Bleona Qeretin ka qenë një dashuri e sajuar, të cilin besoj se e kam realizuar mirë. Bleonës i kërkoj falje, në kohën kur unë u prononcova në media, Bleona për mua përfaqësonte Nënë Terezën, simbolin e përfaqësimit të bukurisë shqiptare kudo në botë. Nuk kam qenë kurrë kaq i keq sa më portretizojnë disa kundërshtarë të mi, më përjashtuan nga kolektivi i spitalit në Mat”.

“Nga ndodhia që u bëra personazh publik për Bleonën, kolegët e spitalit u distancuan, filluan të më shanin, por unë nuk jam Don Zhuan. Bleona është Bleona, kujt nuk i ka bërë përshtypje. Unë dëshiroja që Bleonën ta përdorja si një trampolinë që të zhdukesha nga Burreli”, u shpreh Dalipi.