3 shenjat që tregojnë se një çift po shkon drejt divorcit!

40

Një ose të dy janë xheloz

Xhelozia është një emocion normal njerëzor, por kur ndjenja është joracionale ose del jashtë kontrollit, mund të shkaktojë dëme serioze në një marrëdhënie. “Nëse ka ndjenja të forta xhelozie që dalin në paj në një marrëdhënie, ky duhet të jetë një flamur i madh i kuq”, thotë Celeste Holbrook, konsulent i shëndetit seksual. Vlen gjithashtu të theksohet se xhelozitë shpesh nuk bëhen më intensive kur marrëdhëniet maturohen. Ndaj, kujdes sepse xhelozia e tepërt e minon martesën në mënyrë të frikshme.

Nuk ka balancë të pushtetit

Nuk është diçka që shumica e çifteve duan të pranojnë, por ekuilibri i fuqisë në një marrëdhënie është i vërtetë. Siç vë në dukje Dr. Holbrook, kur një partner është gjithnjë më dominues dhe tjetri gjithmonë më i nënshtruar, raporti zakonisht nuk mund të lulëzojë. “Çiftet që shohin shenja të divorcit shpesh e gjejnë veten në një mungesë ekuilibri të fuqisë, ku një individi i mungon gatishmëria për të kërkuar nevojat e veta dhe partnerit tjetër i mungon ndjeshmëria për të kuptuar nevojat e të tjerëve pa u thënë”.

 

Ju i fshihni problemet nën qilim

Të gjitha çiftet argumentojnë, debatojnë! Dhe kjo është krejt normale. Por, lufta kundër kohës nuk është vetëm njëra anë e medaljes sepse kjo luftë nuk zgjidh asnjëherë çështjet për të cilat juve jeni duke debatuar. Siç shpjegon Dawn Michael, seksolog klinik, ekspert i marrëdhënieve tregoi se kjo mund të shkaktojë zemërim tek njëra palë ose tek të dyja. “Përpiquni ta shkëpusni egon tuaj nga argumenti dhe ta kuptoni se fitorja nuk është objektiv, por zgjidhja”.class