3 punonjës me COVID-19, mbyllet Hipoteka në qytetin e Korçës

31

Hipoteka e Korçës është e mbyllur dhe do të qëndrojë e tillë për disa kohë duke qenë se 3 punonjës së saj janë regjistruar me COVID-19.

Punonjësit janë karantinuar dhe po bëhet një hetim epidemologjik.

Prej disa ditësh në Shqipëri situata e COVID-19 po përkeqësohet ku janë regjistruar 200 infektime ditore, për herë të parë që prej fillimit të pandemisë.

Opozita nga ana e saj kërkon që të ketë më shumë para që hidhen në ekonomi dhe në shëndetësi, dhe tiu jepet fund aferave korruptive.