Ballina Aktualitet 3 francezë iu bashkuan në luftë ISIS-it, dënohen me vdekje nga gjykata...

3 francezë iu bashkuan në luftë ISIS-it, dënohen me vdekje nga gjykata irakene

Një gjyq në Irak ka dënuar 3 qytetarë franceze me vdekje, pas shpalljes fajtor të tyre për bashkimin me Shtetin Islamik (ISIS), konfirmuan zyrtarët të dielën. Një zyrtar i gjyqit, i cili foli për shtypin në kushtet e anonimatit, tha se të tre të pandehurit ishin dënuar  për faktin se ishin pjesëtarë të organizatës terroriste. Ata kanë 30 ditë afat për të apeluar për dënimin e tyre.

 Të tre ata u raportuan se u kapën në Siri, nga forcat e SHBA-së pak para dërgimit në Irak për gjyqin. Këta janë anëtarët e parë francez që janë dënuar me vdekje nga gjyqi në Irak. Sipas qeverisë franceze, mendohet se të paktën 1700 qytetarë të këtij shteti kanë udhëtuar në Irak dhe Siri në katër vite, për të luftuar me ISIS.