29 vjeçari shkon në spital pa shenja jete, arrestohet pronari i biznesit ku punonte

76
Foto ilustruese

Një i ri ka shkruar i pajetë në spitalin e Bajram Currit. Ai ishte punëtor në një biznes inertesh dhe mendohet të ketë humbur jetën duke rregulluar një nga makineritë.

Për këtë arsye është arrestuar pronari i biznesit të inerteve.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.