Ballina Kronikë 26-vjeçari vlonjat plagos me thikë nënën

26-vjeçari vlonjat plagos me thikë nënën

Një 26-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës, pasi ka plagosur me thikën nënën e tij dhe një person tjetër.

Specialistët për  Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë pas konsultimit me Prokurorin, arrestuan G.M., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të 26-vjeçarit.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje