Ballina Kronikë 26 kg drogë kapet në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 56-vjeçar

26 kg drogë kapet në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 56-vjeçar

Në aksin Kakavijë-Janinë, policia ka ndaluar mjetin që drejtohej nga një grek, 56-vjeç dhe ka sekuestruar brenda tij 3 pako me 26 kg e 600 gram marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër.

Drejtuesi i mjetit ka rënë në pranga, ndërkohë që janë sekuestruar 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.