Ballina Aktualitet Greqi, kapen 21,4 kg heroinë, arrestohen katër shtetas shqiptarë

Greqi, kapen 21,4 kg heroinë, arrestohen katër shtetas shqiptarë

Katër shtetas shqiptarë dhe një shtetase greke janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë helene, pasi u kapën me 21 kg heroinë. Operacion i policisë së vendit fqinj u zhvillua në Kakavijë, Egaleo, Haidari dhe Melisia.

Fillimisht, në Athinë janë kapur gjatë kontrolleve në banesa e makina, rreth 21,4 kq heroinë. Për këtë janë arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe një shtetase greke.

Operacioni ka vijuar më pas në pikën kufitare të Kakavijës, ku është kapur në tentativë për t’u larguar drejt Shqipërisë edhe kreu i grupit kriminal, një tjetër shtetas shqiptar i moshës 32-vjeçare.