Ballina Aktualitet Tiranë, njoftohen akuzat ndaj Tahirit, trafik droge dhe krim i organizuar

Tiranë, njoftohen akuzat ndaj Tahirit, trafik droge dhe krim i organizuar

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, pasi u paraqit pranë Gjykatës për Krimet e Rënda për t’u njohur edhe zyrtarisht me akuzat, deklaroi se akuza ishte më e rëndë nga sa ai kishte parashikuar.

“Ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale si grup i strukturuar kriminal, – ka thënë Tahiri. – Pas Aldo Bares, jam i dyti me këtë akuzë. Nuk kam ndonjë surprizë të madhe, prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi.”

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën për Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia. Prokurorët e çështjes Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela mbyllën hetimet, duke e marrë ish-ministrin të pandehur për dy akuza.

Së bashku me Tahirin do të dërgohen në gjyq edhe tre ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit: Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.