Ballina Aktualitet Durrës, ministrja Denaj: Lehtësim të procedurave doganore dhe luftë informalitetit

Durrës, ministrja Denaj: Lehtësim të procedurave doganore dhe luftë informalitetit

Gjat[ një vizite pune në Doganës e Durrësit, ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj ka bërë thirrje që të vijojë lufta ndaj informalitetit dhe të mbahen nën vëzhgim të gjithë elementët e riskut. Ministrja Denaj deklaroi se tashmë janë bërë një sërë reformash për të eleminuar procedurat për sipërmarrjen, por njëkohësisht duhet të vijojë lufta ndaj informalitetit.

“Është shumë e rëndësishme që pika të caktuara doganore ta marrin këtë si rol më të shtuar se disa pika të tjera, pasi jo të gjithë kanë të njëjtin risk. Kur vjen çështja e trajtimit të disa elementëve për të luftuar informalitetin, korrupsionin dhe trafiqet,” – ka theksuar ministrja Denaj.

Sipas ministres së financave dhe ekonomisë, reformat e ndërmarra vitet e fundit për thjeshtimin e procedurave kanë ndikuar në përmirësimin e klimës dhe rritjen e besueshmerisë së biznesit në vend.