Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, deputeti Spahia: Sot është dita e përballjes

Tiranë, protesta e opozitës, deputeti Spahia: Sot është dita e përballjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka thënë për mediat se “sot është dita e përballjes.” Ai u shpreh se, në disa vende, Policia e Shtetit ka ndaluar autobusët dhe furgonët e qytetarëve pa asnjë arsye, vetëm për t’i bërë presion.

“Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm të qytetarëve drejt Tiranës. Me mijëra qytetarë janë nisur drejt Tiranës në mënyrë të organizuar, por edhe me mjete private. Ne i kemi shoqëruar. Ka pasur disa postblloqe policie, të cilët i kanë ndaluar mjetet pa arsye konkrete, për të bërë presion. Kjo ishte për të bërë presion ndaj qytetarëve, – ka theksuar deputeti demokrat Bardh Spahia. – Ishte një tentative e dështuar e organeve të rendit për të frenuar këtë fluks të qytetarëve. Asgjë nuk e ndalon dot lumin e qytetarëve që po vijnë të përballen me një bandë. Sot është dita e përballjes.”