Ballina Kronikë Vetëvritet 13 vjeçari në Kamëz

Vetëvritet 13 vjeçari në Kamëz

Një 13 vjeçar me iniciale E.D është vetvrarë me armë gjahu në lagjen “Laknas” në Kamëz, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.

Nga hetimet paraprake të trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkatuara nga arma e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.