200 kilogramë drogë në kamion, arrestohet shoferi nga Durrësi (EMRI)

27

Në kamion në Doganën e Bllatës, në Dibër është ndaluar pasi në të është evidentuar një sasi e konsiderueshme droge.

Në mjetin me targa AA 450 YE u sekuestrua 200 kilogramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.

I arrestuari është identifikuar si Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës, i cili udhëtonte me mjetin me logo mobilerie.

Destinacioni i këtij kamioni ishte Maqedonia e Veriut.