20 vjeçari transportohet me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, dyshohet se u helmua!

46
Foto ilustruese

Një i ri, vetëm 20 vjeç është transportuar në spitalin e Sarandës me urgjencë.

20 vjeçari u identifikua si Vasil Meni. Ai punonte bari në zonën e Qeparosë.

Nga dyshimet paraprake mendohet se i riu mund të jetë helmuar dhe gjendja e tij sa erdhi u përkeqësua.

Nga ana tjetër familjarët e të riut nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi gjendjen e tij.

Policia e Sarandës mësohet se ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin në fjalë.