Ballina Aktualitet 2 vite burg nëse vret ose i keqtrajton kafshët në Shqipëri

2 vite burg nëse vret ose i keqtrajton kafshët në Shqipëri

Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi pro nismës ligjore të firmosur nga 37.500 zgjedhës për ndryshimin e Kodit Penal ku vrasja e kafshëve shtëpiake, keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve do të konsiderohet krim.

Dënimet për vrasje të kafshëve shtëpiake mund të shkojnë deri në dy vite, po kaq është dënimi për organizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronaret e tyre, ndërsa për eksperimentet 3 vite.

Gjithashtu në ndryshimet që do të bëhen në Kodin Penal të gjitha dënimet do të shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Tashmë cështja do të kalojë në Komisionin e Ligjeve..