Ballina Aktualitet Fier, 18 vite burg për Habilajn

Fier, 18 vite burg për Habilajn

Prokuroria e Katanias ka dhënë pretencën për grupin Habilajt, ku kërkon 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, kreun e grupit qe merrej me transportin e droges nga Shqiperia drejt vëndit fqinj.

Ngjarja është komentuar nga ish-shefi i anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, i cili vlerëson drejtësinë italiane duke kujtuar fjalen e ish-ministrit Tahirim, që e quajti kushëririn e tij si biznesmen të ndershëm fruta-perimesh.

Statusi i plotë:

“Dy anët e medaljes RILINDJE!
1. a.Në Shqipëri bisnesmen të ndershëm “fruta -perimesh”, sipas shefit dhe Sajes…!

b.Në itali 18 vjet e 8 muaj burg si trafikant droge dhe armesh, sipas antimafies…!

2. a.Në Shqipëri sipas urdhërit të liderit, Kriminel (oficer) i korruptuar dhe i lidhur me trafikantët që më në fund u bë zhdrejtësi me 4.5 vjet dënim në mungesë për “shpërdorim detyre” …!

b.Në EU , në një vend të lirisë dhe të drejtave të njeriut refugjiat me status të plotë si “Refugjiat Politik” dhe i lirë…!

P.s..Sa ngjajnë fatet e mia me të kushos, por së shpejti edhe më mirë do ngjajmë me kushon e kushos.