Ballina Kronikë 1500 furnizime me drogë nga Shqipëria, në pranga 8 shqiptarë në Itali

1500 furnizime me drogë nga Shqipëria, në pranga 8 shqiptarë në Itali

Përgjatë më shumë se një viti hetimesh, autoritetet italiane kanë dokumentuar më shumë se 1500 furnizime me drogë nga Shqipëria drejt Italisë, duke e përshkruar një shoqatë kriminale që synon trafikun e narkotikeve të natyrave të ndryshme, kryesisht kokainë dhe marihuanë. Në sajë të këtij operacioni janë arrestuar 12 persona midis të cilëve 8 shqiptarë. Emrat e shqiptarëve të bërë publikë deri më tani janë: Amarildo Gjepali, Klajdi Vrioni, Amarildo Katundi, Valter Gjepali, Mehmet E., Franc Gjepali dhe Nelda Tartari.

Ndërkohë mësohet se edhe 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Krimi i rëndë i një natyre të veçantë ashtu edhe siç e citojnë mediat italiane, është kryer nga 18 persona, 8 shqiptarë dhe 4 italianë ndërkohë që për gjashtë të tjerët të shpallur në kërkim, nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

Droga e vendosur në treg nga bashkëpunëtorët, siç është përmendur, është e “cilësisë së lartë” dhe, për këtë arsye, shitet me një çmim të rëndësishëm: 100 euro për një gram kokainë dhe zbritje minimale, vetëm në rastin e blerjeve më të mëdha. Dinamika e furnizimit, si dhe trajtimi i drogës, menaxhoheshin me shumë kujdes.