15 vjeçarja denoncon moshatarin për përdhunim, vëllai i saj e godet me shufër hekuri në kokë

41
Foto ilustruese

Ngjarje tronditëse në Kukës ku një vajzë denoncoi të miturin se e kishte përdhunuar dhe vëllai i saj e sulmoi me hekur në kokë duke e plagosur rëndë.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të riun dhe e akuzon për plagosje të rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në kushte mbikëqyrjeje spitalore, shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se ky djalë 15 vjeçar, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Masa e arrestit për adoleshentin, pasoi prangosjen e shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës.

Çfarë ndodhi në fshatin Mgullë të Kukësit

Në familjen M., vajza 15 vjeçare ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë vëllait të madh, 28 vjeç, se ishte përdhunuar nga moshatari i saj I.Ç.

Me të dëgjuar këtë, 28 vjeçari G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, është tronditur dhe acaruar së tepërmi.

Ai është përballur me adoleshentin dhe e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here