13 raste të reja COVID-19, “shpëton” Durrësi

69

13 raste të reja me COVID-19 janë verifikuar në vend nga testimet e kryera në 24 orët e fundit.

11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

39 personel shëndetësor i janë nënshtruar testit nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3.

Spitali infektiv aktualisht po trajton 23 të prekur, ku 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Bilanci i Shqipërisë rezulton aktualisht me 266 persona aktivë me COVID19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 183; Krujë 23; Durrës 15; Kamëz 12; Shkodër 11; Mat 9; Lushnje 6; Berat 2; Fier 2; Korçë 1; Librazhd 1 dhe Mallakastër 1.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, deklaroi Marjeta Dervishi, specialiste e Institutit të Shëndetit Publik.