12 vite në arrati, 55 vjeçarin nga Durrësi “e tradhëtojnë” fotot mes luksit, ekstradohet në Itali

289

Pas 12 vitesh arrati, 55-vjeçari shqiptar Ilir Plaku është ekstraduar në Itali.

Edhe pse ishte në kërkim Plaku vazhdonte jetën normalisht.

Ai kërkohej nga Italia, që prej 2009 si pjesë e një bande trafiku droge.

Pas një periudhe qetësie policia italiane rinisi kërkimet për 55-vjeçarin, duke e gjetur përmes monitorimit të rrjeteve sociale të tij dhe të afërmëve të tij në Komunën e Rrashbullit.

55 vjeçari mësohet se jetonte në luks bashkë me familjarët. Fotot që e futën në kurth e tregojnë mes luksit dhe i veshur me veshje të shtrenjta.

Operacioni, i filluar disa ditë më parë, u zhvillua në bazë të indikacioneve të siguruara nga karabinierët e Compagnia di Bianco. Kjo lejoi forcat e policisë shqiptare, me koordinimin e Interpol, të gjurmonin dhe arrestonin Ilir Plakun.