Ballina Aktualitet 106-vjetori i Ushtrisë, presidenti Meta: Vlerësim për kontributet e spikatura

106-vjetori i Ushtrisë, presidenti Meta: Vlerësim për kontributet e spikatura

Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse, thekson Meta.

Meta iu përcjell urime të veçanta dhe të përzemërta 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.
“Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!,”- thekson kreu i Shtetit.