Ballina Kuriozitete 102 vjeçe hidhet me parashutë, aventura e Irene bën xhiron e botës

102 vjeçe hidhet me parashutë, aventura e Irene bën xhiron e botës

Disa vite më parë Irene O’Shea ka humbur vajzën e saj për shkak të një sëmundjeje që lidhej me neuronet. Që nga ajo kohe objektivi i saj është të mbledhë fonde në favor të Motor Neurone Disease Association OF South Australia (MNDSA).

Për këtë arsye, me mbështetjen e SA Skydiving australiane, zonja Irene është hedhur me parashutë nga një lartësi më shumë se 4200 metra, duke shënuar një rekord të ri absolut.

Asnjë më parë në moshën e saj nuk e ka bërë një gjë të tillë. Për Irene, bëhet fjalë për hedhjen e saj të tretë me parashutë, e para ka qenë kur ajo ka festuar 100 vjetorin e saj.