100 mijë lekë për një vend pune si mësues, në pranga dy persona

28

Mernin ryshfet për të punësuar mësues, por fundi ka qenë i hidhur.

Sapo është bërë me dije se Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy zyrtarët, Halit Shehun dhe Fitim Frrokun. Burime për media bëjnë me dije se të dy këta shtetas u arrestuan pasi Frroku, me pozicion shef finance në Këshillin e Qarkut i premtoi Shehut se do e punësonin kundrejt pagesës si mësues pranë Zyrës Vendore Arsimore Dibër.

Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga Shehu, me pozicion Specialist Pyjesh kundrejt Frrokut, kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre, si dhe duke bllokuar provat materiale.