Ballina BOTA 10 vendet më sekrete në botë, ku askush nuk mund të afrohet

10 vendet më sekrete në botë, ku askush nuk mund të afrohet

Klube sekrete, organizime qeveritare, kasaforta me artifakte të lashta- ka shumë vende në planetin tonë, vendodhja e të cilave mbahet sekrete ose shumë pak persona mund ti vizitojnë. Këto janë 10 vendet ku për ne do ishte e pamundur të shkonim:

Dhoma 39

Është një organizatë sekrete në Korenë e Veriut, vendin më të izoluar në botë. Dhoma 39 ka ekzistuar që në vitin 1970 dhe sipas disa hipotezave, vendimet që merren aty janë për operacionet e paligjshme të qeverisë koreane. Aty besohet se ndodh këmbimi i lekëve me valutat e huaja dhe shitja e armëve. Vendndodhja ende mbetet sekrete.

Kasaforta e Coca-Cola

Që nga krijimi i pijes, receta e saj është mbajtur në fshehtësi të plotë dhe mbahet e mbyllur në një kasafortë që vetëm menaxherët e kompanisë mund të hyjnë. Disa besojnë se kasaforta është vetëm një fasadë dhe receta dihet vetëm nga disa drejtues të kompanisë. Sipas një version tjetër receta në fakt është publikuar në vitin 1979. Por që të mësohet e vërteta duhet vizituar vendi ku është kasaforta, gjë që askush nuk e ka bërë deri tani.

“Bohemian Grove’

Në shqip nuk mund të përkthet dot pa i humbur kuptimin por bëhet fjalë për një grumbull pemësh në një pyll. Ndodhet në Kaliforni, në një pyll shumë të lashtë. Çdo vit që nga 1899, njerëzit më me influencë në botë (ku përfshihen dhe presidentët amerikanë) mblidhen aty. Një person duhet të presë mbi 15 vjet që ti bashkohet klubit dhe më pas mund të ftojnë aty njerëz nga e gjithë bota, të cilët duhet të nënshkruajnë një dokument për mbajtjtjen e sekretit. Motoja e klubit “Bohemian Grove’ është: ‘Të gjithë punët e tjera duhet të lihen jashtë”. Gjithashtu thuhet se në këtë vend në vitin 1942 është nënshkruar “Projekti  Manhattan”, dokumenti që aprovoi lëshimin e bombës atomike.

Klubi i Zotërinjëve të Bardhë

Klubi më ekskluziv i Anglisë u themelua në vitin 1693. Është i famshëm për bastet e çuditshme që vihen aty dhe sasinë e parave që luhen. Për shembull dikur është vënë një bast prej 3 mijë dollarësh, për pikat e shiut në dritare, cila prej tyre do të binte poshtë më shpejt. Gratë nuk lejohet ti bashkohen klubit dhe rregullat lejojnë vetëm burra të pasur, politikanë, atletë dhe artistë. Mund të bëhesh pjesë e tij nëse 3 nga anëtarët të ftojnë.

“Ise Grand Shrine”

Në shqip “Faltorja e Madhe e Ise”, është vendi i shenjtë më i madh në Japoni, ku shumë thesare të këtij shteti mbahen. Më e famshmja ndër to është pasqyra legjendare ‘Ameteresau”-Yata no Kagmi. Sipas traditave Shinto, tempulli shkatërrohet dhe rindërtohet çdo 20 vite. Vetëm priftërinj dhe pjestarë të familjes perandorake mund të hyjnë në territorin e këtij vendi, dhe të tjerët vetëm mund ta admirojnë nga shumë larg.

Metro-2

Linja sekrete e metros ndodhet në një thellësi prej 210 metrash nën rrugët e Moskës. Tuneli është ndërtuar në kohën kur në Rusi qeveriste Stalini dhe lidh vende shumë të rëndësishme strategjike, si për shembull Kremlinin me aeroportin. Dikush mund të hyjë aty vetëm nëse merr një leje të veçantë nga qeveria ruse.

Kasaforta Mormone

Ndodhet në Salt Lake City, brenda malit Granite, në një thellësi prej 180 metrash. Në hyrje të saj ka dyer shumë të mëdha dhe territori i saj është shumë i ruajtur nga forca speciale. Në këtë vend Kisha ruan thesaret dhe dokumentet më të rëndësishëm të historisë së saj. Një nga to është një librari që mban rreth 40 mijë mikrofilma. Askush nuk e di çfarë artifaktesh të tjera fshihen në këtë kasafortë.

Arkivat Sekrete të Vatikanit

Vetëm Papa dhe zyrtarët më të lartë të Kishës mund të hynë në arkivë. Rreshtat e arkivës janë 84 km të gjata dhe përmbajnë miliona dokumeta. Disa prej tyre janë më shumë se 1200 vite të vjetra. E vetmja mënyrë që mund të shohësh disa nga këto artifakte pa çmim, është që të përfshihesh në shkencë e të provosh që po punon për diçka shumë të rëndësishme. Në të njejtën kohë, shkencëtarët lejohen vetëm që të kërkojnë një dokument nga arkiva dhe të shkruajnë diku atë informacion që i nevojitet.

Klubi i Disnelyland (Klubi 33)

Klubi 33, i cili ndodhet në Disneyland, është një nga vendet më sekrete në botë. U themelua nga Walt Disney në 1967 për biznesmenët më me shumë influencë, celebritetet dhe politikanët. Pas inagurimit, 33 përfaqësues të korporatave më të mëdha të botës ishin regjistruar në këtë klub. Ata që duan të bashkohen, duhet të paguajnë 30 mijë dollarë dhe të presin në rradhë për 14 vjet.

Ishulli Sekret

Ky vend është aq sekret, sa askush nuk ka një informacion se si mund të shkohet aty, dihet vetëm se ekziston.