10 shenjat që tregojnë se vuani nga tiroidet

83

Nga studimet e kryera së fundi, rreth 59 milionë amerikanë kanë problem me tiroidet. Kjo, edhe për shkak se jeta është bërë më e vrullshme, më stresuese. Sipas specialistëve, një pjesë e mirë e njerëzve kequshqehen, ndërsa të tjerë vuajnë nga stresi që i shkakton rutina. Megjithatë, disa nga shenjat që tregojnë se jeni të prekur nga tiroidet, ndoshta nuk e dini ende. Duke i njohur shkaqet, jeni në gjendje edhe t’i luftoni ato.

Tiroidet janë një pjesë mjaft e rëndësishme e metabolizmit të njeriut, të lokalizuara rreth qafës. Nëse tiroidja nuk e kryen funksionin e vet, mund të të japë efekte në pothuaj çdo pjesë të trupit, por veçanërisht shkakton ndryshime në peshë, depresion dhe ul ndjeshëm energjinë.
Problemet me tiroidet mund të të çojnë deri në obezitet, probleme me zemrën, rënie flokësh, probleme seksuale, si dhe simptoma të tjera që me kalimin e kohës bëhen serioze. Shikoni listën e mëposhtme dhe dalloni nëse vuani nga tiroidet.

1. Dhimbjet e muskujve dhe tendinave

2. Dhimbjet e qafës, parehati gjatë gjumit

3. Rënie flokësh, ndryshime në skalp dhe në lëkurë

4. Probleme me stomakun, diarre dhe probleme me aparatin tretës

5. Çrregullime të ciklit menstrual

6. Anëtarë të familjes që kanë vuajtur nga tiroidet

7. Kolesterol i lartë

8. Depresion dhe gjendje ankthi

9. Ndryshime peshe në mënyrë të pashpjegueshme, edhe me dietat dhe ushtrimet

10. Lodhje, debulesë, pagjumësi/class